Posts

Showing posts from 2016

E ardhmja eshte mes nesh

Image
Sapo u zgjova eshte mengjes. E duke u cuar nga krevati qe ty mos te zgjoja po drejtohesha nga dritarja. Qenka kohe e bukur e hapa dritaren e dhomes qe te ndjej aromen e pranveres. Qenka vertet bukur pamja qe po shikoj. Syte me shkelqejne nga ngjyrat e shumengjyreshme. Ti erdhe drejte meje me hapa te pa zhurshem per te me shoqeruar per disa minuta ne dritare. Perqafimi jot e beri pamjen akoma me te bukur se i veshi ngjyrat me nje vello ndjenje. Nga shpirti dilnin vetem fjale te bukura dhe teper te embla. Nuk do doja te mbaronte shpejt ky moment. Sepse ndjehesha nje me ty ne cdo mendim e ne cdo rrahje zemre. U mbuluam ne supe me batanie e vendosem se kafen e megjesit ta pinim pikerisht aty. Bota na dukej sikur ishte ne duart tona e se cdo gje ishte e perkryer ne menyren tone krejt te thjesht. Per ne ai moment nuk e konceptonte dot zenien e as ndarjen. Gjithcka ishte ne rrugen e duhur e se planet per te ardhmen ishin me afer se kurre pran nesh. Nje fllad i lehte  na perkedheli te dy...

Nje histori nga burgu zemres

Image
U zgjova dhe sot si cdo dite me deshiren per te ardhur darka per te fjetur perseri. E duke u lutur qe mos di te mendoj e as endrrat me mos ekzistojne. Ditet kalojne e une duhet te jetoj cdo gje te saj duke u munduar qe dhimbjen mos ta nxjerr nga burgu zemres. Sa e lehte i duket njerezve kur une buzeqesh dhe kur shpreh deshiren e pa deshiruar qe te vazhdoj nje jete te re. Me duhet te fshihem ndonjeher dhe nga dhimbja ime se ajo me sjell shume prane  teje i dashur. Me thuaj ti si te veproj tani me jeten time , se ti je i vetmi qe une besoj. Kur mbyll syte  te shikoj perball vetes duke me pare ne sy e duke me bezeqeshur dhe une nderkohe lutem qe ti te jesh edhe nese une hap syte. Kur me pyesin per ty shpirtin shtrengoj para se te flas qe ti percjell njerezve force  nga kjo dhimbje. Te te humbisja ty ishte e tepert per mua e per cdo gje te jetes time. Me thone  te shikoj perpara por a e di se cfar shikoj veten te rrethuar me vetmi. Dua te di se si eshte aty lart, a d...

Disa fjale te sinqerta

Image
Ma zgjat doren e me ofro mbeshtetje. Mos me pyet perse jam katandisur shpirterisht keshtu. Do te quaj mik nese nuk ke interes per te shkuaren time. Castet e jetes time jane fotografi  bardh e zi, ku e zeza mbizoteron. Nuk kam pas dite me ngjyra ndaj kam shprese  se ende do vazhdoje  te marr  fryme deri sa jeta te me afroje  e une me ngjyrat ne zemer do perfundoje drejt nje bote tjeter. Cdo dhimbje e cdo njeriut mban peshen e titullit te saj dhe pergjegjesin e krenarise. Cdo kujt nga ne na nevoitet sa me shume te dime  mbi ralitetin e atyre qe na rrethojne. Duhet te reflektojme  ne disa minuta te jetes por dhe kjo gje duhet menduar mire se shume kollaj e kthejme  reflektimin ne dhimbje per tjetrin. Nuk na ka ndihmuar shume toni  i lart e as dhuna ndaj dikujt qofte  ajo dhe reagimi me i vogel qe mund te kemi bere. Na duhet te perpiqemi cdo dite per te njohur veten se ashtu pa dashur ne do njohim kedo qe kemi prane. Krahasimet mes njerezve ...

Ajo dite

Image
Historia jone nje buzeqeshje e hidhur Megjithse me vete ne shume kujtime mbajme Te futura ne dhomen e zemres tone Aty brenda jeton e strukur dhe ndjenja jone Ashtu e re , e bukur , e veshur me emocion Shume vite kemi ne bashke qe rrisim dashurin tone Shpesh une te them me fal per cfar ndjeje Se ty ndjenja jo shpesh te eshte dashur prane Ditet e mbushura me dhimbje ne na afrojne Se diku shpirtin duam leht ta mbeshtesim Aty vjen momenti ku ekzistojm vetem une e ti Ajo dite kur pyetja nuk u ndodh me ne  Ajo dite kur ti largimin ftove mes nesh Ajo dite kur guximin se gjeta te thoja mos ik Ajo dite kur fjalet u kthyen ne perlojte Te toleroj aty ku ka vetem heshtje pa arsye Ti e di une dija ta beja shume mire Ndoshta takimi i rralles do jet diku larg Kur ne te dy do jemi te mbuluar ne thinja Fati nje miqesi te padrejt na ofroj E shpresa na ka shoqeruar shume vite Ti je arsyeja e tingujve per te ardhmen  Ndaj eja pran meje e ndrysh...

Ajo

Image
Po mundohem te perqendrohem por syte  e saj po me flasin per trishtimin dhe e kam te pamundur te mendoj per gje tjeter pervec se per dhimbjen e saj. Ne mendjen time tani verdalliset dilema se kush mund te lendonte nje shpirt qe kurr sgjen forcen te perlot askend. Ndoshta ti sdo ma thoje asnjeher autorin e trishtimit tend por une do beja qe ta zbehja aq sa ti do me lejoje. Do doja te kuptoje se kjo jete mund te ofroj forcen per ti pare gjerat me te bukura. Mos ndalo ne trishtimin tend por buzeqeshi te shkuares duke i treguar te ardhmen e gezuar. Te lutem mos mi ngul me syte sepse pa dashur kam hyr ne boten e shpirtit tend dhe aty shikoj vetem erresire, mos duhet te hapesh pak deren qe tja besh pak me te lehte  njerzve qe vertet dua te qendrojne prane. E di qe nuk eshte e thjeshte  por gjithashtu di qe eshte e mundur. Duhet ta duash fatin tend dhe pse nuk ngjason me endrrat e tua te femijeris. Me lejo ne miqesin tende se do ta ofroj ashtu si ti do e ke vertet nevoje. Me ...

Nje enderr e pazgjuar ende

Image
A e degjon diku atje larg disa tinguj muzike po vijne drejte  veshit te zemres time. A i degjon sa te bukura jane  e sa qetesi te sjellin. Do doja vertet ti degjoja gjate gjith dites se pa pritur buzqeshja mu shqaf dhe perreth meje cdo gje qe shikon syri me duket e bukur. Si thua ta kercejme  kete melodi e ta quajme kengen tone  te rastesishme ashtu si pajtimet tona. Ngrije koken larte  e shiko sa ndricojne  yjet sot. Nuk te duken sikur me ngashellim po qeshin. Oh sa po me pelqenka ketu ku jam. A shkojme  dhe ulemi tek ai stoli aty qe po i bene  shoqeri asaj pemes qe ka prane. Qenka vertet nje mbremje e kendshme. Si thua per te treguar te dy se si e shikojme  te ardhmen tone qoft ajo dhe nje enderr e pa zgjuar kurre. Po filloj une e para se i kam gati mendimet e mia. Une do doja nje jete te qete  ku ne te cdo gje te jete e rregullt aq sa mos cenohet dhe e crregullta. Do doja nje pune ku ego mos me humbiste asnje here. Do doja femije ...

Tingujt e ndjenjes

Image
Tingujt e ndjenjes tone  ende i degjoj megjithse me duhet perqendrim per ti kuptuar notat se ato shume larg kane shkuar. Eja me afer meje se me duhet pak volum qe zemra te cohet se eshte teper e pafuqishme per te vallezuar tingujt e ndjenjes tone, se u be kohe e gjate qe ajo eshte ne duart e shpreses per shkak te braktisjes. Ndoshta ajo nuk do rroje  sa une ne boten e optimizmit, se  eshte drejtuar me duar te zgjatura nga dera e dorzimit. Vitet nuk jane  shume te gjata kur tingujt jane prane meje, sa me shume ato largohen aq me te gjata te duken rruget e vitit qe duhet te pershkrosh me durim. Cdo levizje e pakontrolluar me sjell ne ritmin e tingujve te ndjenjes tone, se pikerisht keto levizje me zgjojne kujtimet e shume viteve me perpara. Ishte mosha e brishtesisht per zemren time kur ti hyre e u bere pjes e saj. Nuk munda te te mbyllja aty brenda per gjithmon sepse ti kishe nevoje  akoma per hapsire  te pakufinjt. Ndersa une mjaftohesha me siperfaqen qe ...

Tre ditet e fundit

Image
Nuk do ta harroj sa jeten ta kem te shkruar per te jetuar diten kur me the se do ikje diku larg. Gjithcka me dukej si nje enderr e keqe qe po me rrenonte cdo plan per te ardhmen. Nuk munda te te thoja kurre se si u ndjeva ne ato momente dhe se dicka doja te te kerkoja me zerin e meshires. Kaluam tre dite dhe asgje nuk ndryshoj per largimin tend vetem se po afronte dita e shkruar me te zeze  ne zemren time. Te shikoja ne sy dhe e kisha te pamundur ta besoja cfare do na ndodhte. Erdhi nata dhe ajo me beri te dorzohesha ne nje moment e fillova te qaja ne heshtje se nuk doja qe ti te me shikoje e te me mbaje mend ashtu, por ti me pe e lotet me fshive duke then se jeta vazhdon e une duhet ta harroja historin tone. Ti e di se thelle  thelle  per ne ska pasur asnje here  ndarje megjithse kemi qene  shume larg me rruget e jetes. A thua se dhe ti ndjeheshe vertet i trishte  ate dite e nuk doje qe une ta dija kete te vertete. Nuk mendon se nje gje shume te madh...

Po vazhdoj perpara

Image
Me duhet te vrapoj qe mos mundem te kem kohe te mendoj dhe nese pa dashje syt me lotojn era do beje  qe te thahen pa i ndjere  fytyra. Ndonjeher me lind deshira te vrapoj dhe nga vetja ime se kam filluar te ndjej prekjet e dorzimit, gje qe nuk po me pelqen me. Cdo njeri mundohet te ndryshoj  jeten dhe pse shpesh situata si uje te  rreshket nga duart. Jam ne pritje te njerezeve qe te vendosin masken e buzqeshjes se ato te japin ndjesin e tifozllikut per te vrapuar akoma dhe me shume perpara. Keto kohe kam zen nje mik qe quhet optimizem. Me jep perkrahje e force  duke mos u munduar shume per ti pasur. Mjafton te hedh hapat  aty ku duhet qe mos pengohem se kjo gje me sjell shume afer me deshtimin. Rruga qe do mare  nuk eshte e drejte  e asgje ne te nuk ka ngjyra se ato te bejne  te ndaloj e prap diku te gaboj. Me duhet vetem te eci me dite e muaj te tera duke mos u ndalur , se keshtu eshte menyra e vetme per te humbur kujtimet brenda vetes. ...

Fati ne jete !!

Image
Cfare eshte fati ne jete?! Ndoshta eshte nje deshire e madhe por e fshehur brenda secilit nga ne. Cdo dite qe jetojme  luftojme  per kete deshire. Mbase eshte nje shkrim i shkruar mbi re, te cilin ne nuk dime ta lexojme por presim diten qe te ndodhi. Shpesh pyes veten per kete fjale  dhe nuk di ti jap nje pergjigje te vetme sepse une jam ende rruges per tek fati. Se di se sa do me duhet deri sa te shkoj prane  tij dhe se di ne do ndjehem mire perball tij. Pjesa me e madhe e njerezeve  mendojne  se gjerat jane te destinuara per te ndodhur sado ne perpiqemi e sado deshir te kemi per te kunderten. Por aq here sa e degjoj kete gje forca me flet e me thote  se fati i jetes eshte cdo gje qe ne kemi kaluar e do kalojme, eshte cdo dite qe ne jetojme gjithashtu dhe cdo gje qe ne ndjejm brenda vetes. Por ne kemi te drejten e liris tone  qe ta pranojme ate fat apo ta hedhim sa me shpejt mbas shpine. Te gjithe ne mundemi nese kemi besim tek vetja jone ...

Nje dite me ty

Image
E shikon pamja qe kemi perball , eshte e mrekullueshem. Dallget e detit na kan pushtuar trupin me nje fryme  paqeje. Me pelqen te mbeshtes koken tek ty e dua te ndjej rahjet e zemres tende qe per mua jane  tingulli me i bukur qe ekziston. Do doja te rrija per nje kohe te gjate ketu te ulur perball detit. Tani eshte momenti ku ne te dy mezi e presim sepse syri pushtohet nga pamja e perendimit dhe diku aty mes atij qielli ne shikojm fundin tone  qe na pret , e ajo eshte nje  pleqeri e qete. Sa rruge  na u desh te benim deri sa arritem pikerisht ketu te zhgryer ne rere  e larg rremujes. Ku tingujt e nervozizmit dhe keqkuptimit tashme jan larguar e diku shume larg nesh jetojne. Te lutem me perqafo sa te kesh fuqi se kjo gje me ben te ndjehemi nje person. Frymarjen tende po e ndjej e kjo gje me ben te kem nje arsye me te fort per te jetuar . Ndersa aroma qe ndjej ne qafen tende me jep nje siguri sa qe frika per jeten me duket qesharake. A thua se ka  te t...

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Image
A mund te te pyes per dicka qe vete  ende nuk di se cfar te zgjedh. Se ndryshimi ne logjike  e ne ndjenje jane  te lidhura fort me moshen. Ndoshta me duhet te zgjedh nje dashuri pa logjike se sa nje dashuri me logjike.  Ne shume situata te jetes logjika te nxerr ne krye , por pa ndjenje  aty ne krye ndodhet vetem nje karrige qe eshte per ty. Nese do doja pa logjike diku me poshte  do ndodhesha por me dy karrige te vendosura afer. Ndoshta nuk me duhet vetmia se jeta eshte shume e gjate  kur je vetem. Apo dhimbja e nje dashurie eshte shume e madhe dhe thjeshte te duhet ta durosh e ta kalosh megjithse shpirti te thyhet shume here.  Vetmia ne fillim eshte e veshtire, ndryshe nga dashuria qe ne fillimet e saj eshte teper e bukur. Por me duhet te mendoj per me gjate sepse jam ne nje moshe qe eshte rritur dhe logjika dhe dashuria megjithse te dyja bashke  nuk po bien  ne konsensus. Eshte nje kohe me e gjate e ardhmja se ajo qe kam kaluar kesht...

Nje muaj pa ty

Image
U be nje muaj pa ty... Se dija qe do mundesha kaq shume dite pa ty. Sot te ndjeja shume afer dhe me dukej sikur pas asaj makine do ishe ti duke ardhur e duke me pare se  si do afrohem drejt teje. Me padurim e prisja aromen e trupit tend qe me mbulonte shpirtin me qetesi. Se kuptova pse dhe kete here  me le vetem  dhe  i dhe  doren egoizmit. Cdo mengjes pres te lexoj mesazhin tend. Kane kaluar 30 dite dhe ende e pres me shprese se nje dite do te me shkruash "mirmengjes " Cdo histori te bukur qe tregoj pa dashur aty ndodhesh dhe ti. Kam nevoje qe dikush te me mesoje se si te jetoje  duke u perpjekur per te pare vetem perpara. Se ne fakt gjithe  keto vite nuk kam mundur dhe ditur ta beja. Ndonjeher mendoj se historia jone do jete  perfundimi me i bukur qe eshte lexuar neper libra. Por spo e di se kur do nisi drejt asaj rruge. Dhe sa me duhet ta pres kete gje?! Nuk duhet ta marim inat jeten sepse ajo eshte e vetmja per momentin qe po na jep mundesi...

E pabesueshme , por e vertet

Image
Sa shpejt largohen vitet e sa shpejt momenti kthehet ne kujtim. Cdo dite te duhet te perpiqesh per te arritur qellimin tend per nje dite sa me te suksesshme. Me jeten jo cdo gje shkon ashtu si e mendon e ashtu si e ke enderruar me perpara. Por prap kjo gje nuk eshte pengesa e duhur per tu dorzuar. Sa me shume dhimbje jeton aq me shume te shtohen rrahjet e frikes. Por prap jeta vazhdon e cdo gje kalon aq shpejt sa duam ne ta harrojme. Nisesh gjithmone  me deshiren per ti buzeqeshur deshtimit tend per ti treguar se ti ende ke force  brenda vetes. Te duash jeten nuk eshte budallik por guxim per te arritur qoft dhe ne nje pike neutrale per shpirtin. Te shprehesh me ze te lart ndjenjen qe jeton brenda teje vlen shume per ata qe ti vertet do. Por shpesh ndodh qe njerzit e neglizhojne  kete gje duke e quajtur te parendesishme, megjithse secili nga ne ka nevoje  te na tregojne  ndjenjen dhe rendesine qe meritojme. Se kuptoj pse kushdo qe largohet nga kjo jete percillet...

Ma thuaj drejte ne sy

Image
Jam ulur ne nje kafene bashke  me mendimet e mija per ty. E doja ta dija se si ndjehesh ti sot pa mua. Ma thuaj drejte  ne sy a ndjehesh dhe ti si une, qe cdo plan te jetes e ke te pamundur ta enderrosh pa mua brenda. A mendon dhe ti si une, qe cdo gje e pa drejte ka nje gjuhe te percaktuar per tu thene. A ndjen dhe ti si une, qe kur futem ne heshtjen time them me bindje se je vetem ti qe dua. A po jeton dhe ti si une, duke u perpjekur per nje te ardhme sa me te sigurt e me te qete. Shume pyetje me turbullojne mendimet  gjate dites dhe spo di te bej ndryshe. Ndonjeher e ndjej te nevojshme te te them me zerin e zemres " me fal " . E di qe ti sdo e kuptosh faljen time sepse une jam perpjekur te mos jem gabim per ty. Por te kerkoj falje se krejt papritur kuptova qe ti je pjese e jetes time e kjo gje ska kthim mbrapa. Por mbi te gjitha ka nje te ardhme te turbullt. Sikur te dija menyren qe te siguroja nje jete me ty, do e beja dhe nese kjo gje do mbarte ne vetvete guxim...

Hej zgjohu, sot eshte dita jone

Image
A e mban mend sot pikerisht sot eshte dita jone i dashur. Asgje nuk e ndryshon kete dite e asgje nuk mund te na i prishi kujtimet e kesaj dite. A e mban mend qe pikerisht me kete date ti dhurove lulet e para ne jeten tende. Kjo eshte dita qe ne nga dy persona vendosem te beheshim nje e mos ndaleshim nga asgje. Ndjehemi po njesoj si shume vite me perpara dhe kete ndjesi na i sjell shume afer kjo date. Nuk do e harroj menyren se si me shikoje ate dite e se si emocionet e asaj dite na lane pa gjume dhe ben te na dukeshe nata shume e gjate larg njeri tjeterit. Ajo dite na beri te kuptojme se ne ishim te destinuar per te qene bashke sepse deshira per te qene kudo bashke ishte e pashmangshme. Ate nate duart e mija ishin te veshura me aromen tende si dorashka dimri.  Ne kemi akoma deshiren e emocionet kur takohemi si te jete takimi i pare per ne. Cdo gje dukej perfekte ate dite dhe po keshtu cdo dite e kesaj date. Duke u hedhur mbi krevat e lumtur them me ze te lart se sot jemi v...

Ata jane bota

Image
Ne duart e mija kam nje foto qe eshte e mbushur me trishtim dhe e kam shume te veshtire  ta pershkruaj. Megjithse e shikoj me syrin e shpreses se cdo gje do ndryshoj dhe nje fryme  hynore do e kthej kete foto bardh e zi me ngjyra e buzeqeshje. Kudo qe shikoj femije  te braktisur nje hidherim me shtrengon ne zemer e nuk mundem ta kuptoj perse kjo gje eshte kaq e mundur te ndodhi. Do jepja gjithcka qe kjo bote  mos kishte femije te vuajtur e te trishte. Por te jetojne  e te rriten ashtu sic e kane  shpirtin. Keta femije kane  nevoje  te jetojne  si ne perralla ku e keqja dhe vuajtja nuk ekziston. Ata duhet te jene pjesa me e rendesishme e kesaj toke e mos kene  frike  te shikojne endrra sepse endrrat per ta duhet te jene  si nje kopesht i mbushur me lule dhe me kafshe jo agresive. Dhuna per ta eshte e tepert dhe e padrejte. Buzeqeshja e nje femije vlen sa nje bote  e tere sepse tingujt e te qeshures se tyre i japin jete...

Asgje nuk ndryshon

Image
Sot eshte nje dite e re dhe jam zgjuar plot energji dhe forc, por se di se per cfar do me japin krahe. Ndoshta per dicka teper te bukur dhe te mbushur me lumturi. Apo lumturia eshte fjale  shume e madhe per realitetin e sotem. Me duhet ti them se nuk dua me te cohem e te fle me mendje tek ai. Kaloje nje kohe  shume e gjate qe distanca po ushqehet  e po behet me e madhe sepse takimi  jone po behet i pamundur. Tani po dal te bej nje xhiro ne kembe  per ta menduar tamam se cfare ti shkruaj. Koha eshte e vrenjtur dhe qielli eshte i mbuluar mire me batanien prej reve. Nje ere e lehte me ledhaton ne fytyre dhe me jep nje ndjesi  tamam si ty kur me puthje lehte ne mengjes. Ndodhem poshte pemeve dhe ne toke  qenka shtruar nje qylym prej gjethesh. Cuditerisht zhurma e tyre kur i shkel me ben te ndjehem si femij, tamam ashtu si ndjehesha kur ecja ne rruge  perdore me ty. Diku andej larg shikoj qe djelli paska ndricuar malin duke e bere te duket akoma ...

Nje pjese nga femijeria

Image
Rruga qe me con ne pune kalon prane  nje shkolle tete vjecare. Papritur aty hapat ngadalsohen sepse zerat e gezueshem te femijeve me fusin ne nje bote  tjeter mendimesh, ne te cilen ekzistojm vetem ne te dy. Jo cdo dite eshte e regjistruar ne te, por te siguroj qe pjesa me e madhe me shfaqet shume kollaj para syve dhe me sjell shume afer teje me zemer e mendime.  Kur dal perpara pasqyres pikerisht aty eshte momenti kur une zgjohem e kuptoj qe vitet ikin dhe ne pamundesi shume gjera qe ne nuk duam ndryshojne.  Ka momente qe ndaloj perball deres se shkolles dhe shikoj me syte e te shkuares veten dhe ty. Si  dy femije  te mbare  por shume te etur per te shijuar cdo gje te moshes tone  dhe nuk ndaleshim nga asgje.  Pelqenim te dy kafshet dhe tregonim nje kujdes per ta si ti kishim femijet tane. Cdo dite ne te dy perkujdeseshim nga nje dorearte dhe gojembel, qe sot ajo jeton vetem ne kujtimet tona. Preferoja shume te vishesha me veshjet e ...

Imazh i strukur ...

Image
Sot jetojme ne nje realitet shume te veshtire. Eshte harruar prej vitesh fjala sinqeritet. Ku nje pjese e artisteve dhe shkrimtareve na japin shembuj se si te jemi me te ndjeshem e me te drejt ne jete,nderkoh jane  ata vete qe jane gabim per shoqerin. Pas fjaleve te thena nga ata struket nje imazh krejt ndryshe. Eshte ai imazh qe ne e gjykojme dhe vete  ata e kane si shembull negativ ne shoqerin tone. Pse realiteti eshte kaq i pakuptimte? Aty ku ne mendojme  se mund te jene  shembuj per ne, aty kemi gabuar me rende. Aty ku ne themi se kemi prekur paqen, aty pikerisht aty jemi mes  djajve. Kapemi dhe mbeshtesim koken mbas ca fjaleve te bukura dhe krejt papritur zgjohemi e kuptojme  qe kemi harruar ti gezohemi veprave,ti gezohemi jetes tone  ashtu sic e kemi dhe pa e kritikuar  rende  nje rast hidherimi. Ne dime ta specifikojme jeten si te vuajtur dhe te padrejte,por harrojm gjithmone te permendim anen pozitive. Keshtu veprojm dhe me nje...

Ti

Image
Cdo drite qe me bie ne sy me zgjon kujtimet e bukura me ty.  Sa do mundohem ti largoj aq me shume me vine  ne mendje e me japin nje ndjesi sikur pikerisht ne ate moment po i perjetoj. Cdo erresire qe me mundon shikimin me sjell ne mendje grindjet dhe merzitjet me ty. Kjo gje me ben te te dua me shume dhe te them se ne keta jemi dhe nuk bejm dot ndryshe. Perseri jeta na sjell afer dhe na perball me veshtirsi te cilat duhet ti kalojm ashtu sic dime  vetem ne te dy. Por realiteti eshte krejt ndryshe nga llogjika dhe ndjenja e secilit nga ne. Keshtu qe ne sot jemi te ndare  dhe kushedi  se kur  e kemi takimin e rralles... Ndoshta kur  te dy ne do kemi nje familje te cilen do e kemi  te ndertuar mbi respekt. Ndoshta mund te takohemi  kur te dy do jemi te thinjur dhe me nje shkop ne dore  qe perpiqemi  te ecim perpara me shume  dhimbje e mendime ne shpirt. Kete gje e di vetem fati keshtu qe sna mbetet asgje vetem te jetojme ...

Eva

Image
Jeta agresive eshte treguar me ty dhe ti ne menyren tende krejt njerezore se ke treguar kurre kete gje. Vitet kalojne e une rritem dhe jetoj disa vuajtje bashk me ty  pa dashur kuptoj se sa e ashper eshte jeta me disa njerez. Dhimbja ose te fal nje mburoj force ose te hedh ne udhekryq dhe ti nuk di ku te shkosh. Ti gjithmon ke zgjedhur te maresh mburojen dhe me te na ke mbuluar te gjithve. Mjafton vetem nje cast i vogel qe une te kuptoj gjera shume te medhaja ne lidhje me hidherimin qe eshte fshehur ne zemren tende por ti se di kete gje sepse dhe une si ty zgjedh te luftoj pa dhene  arsye te njerezit  e pa u ndalur. Kur je perball vuajtjes jeta te duket shume e gjate  dhe pa ngjyra por me stuhi te frikeshme. Kur ti cohesh ne kembe dhe vazhdon te ecesh kupton qe kjo jete  eshte teper e shkurter dhe se diku larg dielli  te ngroh me rezet e tij duke te falur qetesi. A thua se nje dite do kesh dhe ti qetesi ne shpirtin tend ? Sa te verteta s’jan thene mes ...