Nje dite me ty


E shikon pamja qe kemi perball , eshte e mrekullueshem. Dallget e detit na kan pushtuar trupin me nje fryme  paqeje. Me pelqen te mbeshtes koken tek ty e dua te ndjej rahjet e zemres tende qe per mua jane  tingulli me i bukur qe ekziston. Do doja te rrija per nje kohe te gjate ketu te ulur perball detit. Tani eshte momenti ku ne te dy mezi e presim sepse syri pushtohet nga pamja e perendimit dhe diku aty mes atij qielli ne shikojm fundin tone  qe na pret , e ajo eshte nje  pleqeri e qete.
Sa rruge  na u desh te benim deri sa arritem pikerisht ketu te zhgryer ne rere  e larg rremujes. Ku tingujt e nervozizmit dhe keqkuptimit tashme jan larguar e diku shume larg nesh jetojne.
Te lutem me perqafo sa te kesh fuqi se kjo gje me ben te ndjehemi nje person. Frymarjen tende po e ndjej e kjo gje me ben te kem nje arsye me te fort per te jetuar . Ndersa aroma qe ndjej ne qafen tende me jep nje siguri sa qe frika per jeten me duket qesharake.
A thua se ka  te tjere  si ne qe pelqejne  thjeshtesin se aty eshte vendi i vetem qe gjejne  mirkuptimin.
A thua se ka te tjere  si ne qe sado u perpoqem per te jetuar larg njeri -tjetrit prap sja dolem mban dhe cdo histori te merzitshme e quajtem sfid per dashurin tone.
                                   Ndoshta si ne nuk ka se jeta me te papriturat e saj dhe ne me konfuzionin tone  shume here e braktisem kete ndjenj e shume here te tjera e mohuam. Por prap dicka teper e vecant ne zemrat tona, qe ne nuk dime  as ta lexojme  e as ta kuptojme  na beri te kuptojme  se pa njeri -tjetrin nuk jemi ata qe do donim te ishim nje dite. Po jemi thjesht njerez qe jetojme me nje manual standart.
 Ne jemi te vecant sepse vete  shpirtrat tane  jane  bashkuar qe ne ditet e para kur ne e njohem njeri -tjetrin e qe nga ajo dite asgje brenda tyre nuk ka ndryshuar. Sepse ne ende ndjejme  emocione kur takohemi si ne takimin e pare, ende e shikojme  njeri -tjetrin me nje shkelqim ne sy qe te le te kuptosh se ne e deshirojme  njeri- tjetrin si te marr.
E di qe ska njerez ne kete bote te na kuptoje por kjo gje sna sjell shqetesim por na ben te jemi me afer ne te dy.
Dielli perendoj e pak fresket u be dhe pamjen qe kemi perball e mbuloj eresira. Vetem dicka shume e rendesishme nuk iku nga gjith kjo dite e bukur ato jane rahjet e zemres tende. E une me ze te ulet i them : te lutem me premto qe nuk do me braktisesh me kurre.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer