Po vazhdoj perpara


Me duhet te vrapoj qe mos mundem te kem kohe te mendoj dhe nese pa dashje syt me lotojn era do beje  qe te thahen pa i ndjere  fytyra.
Ndonjeher me lind deshira te vrapoj dhe nga vetja ime se kam filluar te ndjej prekjet e dorzimit, gje qe nuk po me pelqen me.
Cdo njeri mundohet te ndryshoj  jeten dhe pse shpesh situata si uje te  rreshket nga duart. Jam ne pritje te njerezeve qe te vendosin masken e buzqeshjes se ato te japin ndjesin e tifozllikut per te vrapuar akoma dhe me shume perpara.
Keto kohe kam zen nje mik qe quhet optimizem. Me jep perkrahje e force  duke mos u munduar shume per ti pasur. Mjafton te hedh hapat  aty ku duhet qe mos pengohem se kjo gje me sjell shume afer me deshtimin. Rruga qe do mare  nuk eshte e drejte  e asgje ne te nuk ka ngjyra se ato te bejne  te ndaloj e prap diku te gaboj. Me duhet vetem te eci me dite e muaj te tera duke mos u ndalur , se keshtu eshte menyra e vetme per te humbur kujtimet brenda vetes.
Kjo rruge  nuk ka as njerez qe mund te te ofrojne ndihme por tashme me kete fenomen jam mesuar. Me duhet nje dere  teper e madhe per ti vendosur dhomes se mendimeve por kjo dere eshte vetem e ardhmja keshte qe me duhet te pres pak. Celsin do e fus tek xhepi zemres qe te kem mundesin ta hap kur te jem  e mbuluar me thinja. E di qe do jete  teper vone per cdo gje qe do mendoj per ato kujtime por nje gje e kam te sigurt qe nuk do me japin ndjesi frike e as pasigurie, por do me bejne  ti buzeqesh te shkuares.


Po qe te arrij deri ketu me duhet te vrapoj ende deri ne momentin qe dhe kur dikush mund te me kerkoj te ndalem per nje cast , une mos di te ndaloj nga vrulli.
Kam ende rruge  te gjate per te kapur momentin e te ardhmes e per te pare te shkuaren shume larg.
Me duhet te te fus ne kutin e harresesh megjithse jane  shume kujtime e ti je kujtimi me peshen me te madhe ne jeten time. Prap do mundohem qe ti fus te gjitha kujtimet me avash pa e zgjuar pishmanin se pastaj cdo gje kthehet e merr  drejtimin e pamundesise.
Tani po hedh hapat e pare drejte  te panjohures qe po me pret. Ne fakt qe tani po e ndjej nje shkeputje brenda vetes nga e shkuara e kjo me lendon megjithse mbas shume kohesh do jete ndryshe cdo histori qe kam jetuar. Te quhesh me fat qe ke provuar te jetosh me dashurin megjithse ishte e pamundur dhe me shume pengesa , apo kjo nuk eshte as gjysem fati se une spata mundesin te njoh pjesen e bukur te dashurise. Me duhet te vazhdoj se kjo eshte ajo qe me duhet per te arritur ditet e qeta.
Ato dite te cilat ikin pa ber zhurme si gjethet e pemes ne vjeshte. E as tokes nuk i peshojne ashtu si ato dite nuk do me peshojne  mua ne zemer qe po ikin.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer