Nje pjese nga femijeria
Rruga qe me con ne pune kalon prane nje shkolle tete vjecare. Papritur aty hapat ngadalsohen sepse zerat e gezueshem te femijeve me fusin ne nje bote tjeter mendimesh, ne te cilen ekzistojm vetem ne te dy. Jo cdo dite eshte e regjistruar ne te, por te siguroj qe pjesa me e madhe me shfaqet shume kollaj para syve dhe me sjell shume afer teje me zemer e mendime.
Kur dal perpara pasqyres pikerisht aty eshte momenti kur une zgjohem e kuptoj qe vitet ikin dhe ne pamundesi shume gjera qe ne nuk duam ndryshojne.
Ka momente qe ndaloj perball deres se shkolles dhe shikoj me syte e te shkuares veten dhe ty. Si dy femije te mbare por shume te etur per te shijuar cdo gje te moshes tone dhe nuk ndaleshim nga asgje.
Jemi rritur me shume dashuri dhe perkujdesje e cila dhe sot na mungon dhe me mall e kujtojme. Patem te dy nje fat te perbashket qe hapat e pare te jetes i hodhem duke u mbeshtetur te mbreteresha e nenave ne bote,ajo ishte gjyshja jone. Kemi pasur dhe ne grindjet tona te cilat sot kthehen ne kujtime te bukura dhe te paharruara.
Sot jemi ndryshe se nuk zgjohemi bashke dhe nuk flejme po ne te njejten ore bashke.
Ne ishim si dy rrotat e nje biciklete qe kudo ishim bashke dhe ti ishe ajo e para qe i jepje drejtimin e duhur.
Sado kalojne vitet ende se kam kuptuar kuptimin e kesaj pyetje : " ke do me shume mamin apo babin" dhe une me bindje thoja : Ty
A e di se cdo njeri i kesaj bote nese ka dicka te ngjashme me ty behet pa diskutim i preferuar nga une.
Nese nje dite do vendos dhe une vellon e bardhe ne koke, do doja te kisha prane meje nje person qe sado pak te te ngjante ty. Skam mundur kurre te te them se cdo shqetesim qe ti mund te kesh ne jete, zoti ka bere nje lidhje te fort me shpirtin tim qe me ben dhe mua pjese te saj.
Ti je vellai im i madh dhe une do jem gjithmone motra jote dhe njekohesisht fansia jote.
Comments
Post a Comment