Ata jane bota

Ne duart e mija kam nje foto qe eshte e mbushur me trishtim dhe e kam shume te veshtire  ta pershkruaj.
Megjithse e shikoj me syrin e shpreses se cdo gje do ndryshoj dhe nje fryme  hynore do e kthej kete foto bardh e zi me ngjyra e buzeqeshje.
Kudo qe shikoj femije  te braktisur nje hidherim me shtrengon ne zemer e nuk mundem ta kuptoj perse kjo gje eshte kaq e mundur te ndodhi.
Do jepja gjithcka qe kjo bote  mos kishte femije te vuajtur e te trishte. Por te jetojne  e te rriten ashtu sic e kane  shpirtin. Keta femije kane  nevoje  te jetojne  si ne perralla ku e keqja dhe vuajtja nuk ekziston. Ata duhet te jene pjesa me e rendesishme e kesaj toke e mos kene  frike  te shikojne endrra sepse endrrat per ta duhet te jene  si nje kopesht i mbushur me lule dhe me kafshe jo agresive.
Dhuna per ta eshte e tepert dhe e padrejte.
Buzeqeshja e nje femije vlen sa nje bote  e tere sepse tingujt e te qeshures se tyre i japin jete  cdo gjeje perreth nesh.
Njerezimi ndonjeher eshte i pakuptime  sa  duket se kurre nuk do kete  mbarim dhuna mes njeri- tjetrit.
Jemi te gjithe  njerez, jemi bijte  e nje nene, jemi ata qe kemi nevoje per te njejtat gjera per te jetuar, jemi pikerisht te barabart kur lindim e se si jemi krijuar po ashtu te barabarte edhe kur vdesim. Ateher perse na duhet te luftojme  e te vritemi me njeri -tjeterin per arsye te cilat na sjellin vetem vuajtje e viktima qe i percjellim me lot ne boten tjeter.
Cdo njeri mund te luftoje ne jeten e tij per te arritur dicka akoma me te mire, por pa cenuar e lenduar njeri , kjo gje eshte e mundur.
Shpesh mendoj se pushteti ne vende te caktuara te botes e ne duart e disa individeve, ben qe ta shikojme jeten si nje grope  thithese, e cila vetem do te mari cdo gje tenden e s'te jep asgje. Por nuk eshte krijuar keshtu bota , perse ne duhet ta lejojme  kete bote dhe jetet e shume njerezve ne doren e ketyre gropave te pangopura.
Nese secili nga ne do ndaleshe vetem pese minuta e te shikonte pertej vetes se sa trishtim kane  femijet neper bote  them se do kene  nje pikellim ne zemer.
E padrejta ekziston e ne jemi ber rob te saj, po pse nuk perpiqemi te jemi rob te lumturis e te bejme  te gjithe  nje sakrific dhe per ata qe kane  vertete  nevoje  qoft edhe per nje dite te vetme ne paqe. A e dini se shume prej tyre kan nevoje per nje perqafim , per ti fshir lotet e pafajshem , per ti ushqyer qe te mbijetojne , per ti mbuluar kur eshte ftote, per ti buzeqeshur sa hapin syte ne mengjes, per ti dhen siguri e per ti larguar friken.
Femijet jane e ardhmja e akoma me shume ata jane bota qe duhet te jet e pacenueshme , e paprekshme , e sigurt.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer