Asgje nuk ndryshon
Sot eshte nje dite e re dhe jam zgjuar plot energji dhe forc, por se di se per cfar do me japin krahe. Ndoshta per dicka teper te bukur dhe te mbushur me lumturi. Apo lumturia eshte fjale shume e madhe per realitetin e sotem.
Me duhet ti them se nuk dua me te cohem e te fle me mendje tek ai. Kaloje nje kohe shume e gjate qe distanca po ushqehet e po behet me e madhe sepse takimi jone po behet i pamundur.
Tani po dal te bej nje xhiro ne kembe per ta menduar tamam se cfare ti shkruaj. Koha eshte e vrenjtur dhe qielli eshte i mbuluar mire me batanien prej reve. Nje ere e lehte me ledhaton ne fytyre dhe me jep nje ndjesi tamam si ty kur me puthje lehte ne mengjes.
Ndodhem poshte pemeve dhe ne toke qenka shtruar nje qylym prej gjethesh. Cuditerisht zhurma e tyre kur i shkel me ben te ndjehem si femij, tamam ashtu si ndjehesha kur ecja ne rruge perdore me ty.
Diku andej larg shikoj qe djelli paska ndricuar malin duke e bere te duket akoma me i bukur.
Po vazhdoj te eci akoma se do doja te ndjeja ngrohtesin e djellit dhe ja ku arrita per pak hapa. Kjo ngrohtesi me sjell ne mendje netet kur flija me ty dhe perqafoheshim bashke per te ndjer ngrohtesin e trupit te njeri tjetrit.
Koha po perkeqesohet dhe zgjas doren per te kuptuar a filloj shiu. Disa pika te vogla ndjej qe po me lagin doren tamam ashtu si lotet e mi kur ti ike larg.
Me mire po kthehem ne shtepi se mendoj jam gati per ti shkruajtur atij.
Mberrita ne destinacion, pikerisht ne dhomen time qe duket si e pajet prej kohesh.
Mora lapsin ne dore dhe nisa te shkruaj: je vetem ti, te dua.
Comments
Post a Comment