Posts

Nje bisede me engjellin

Image
Me veten shume pyetje po ndertoj e njera prej tyre eshte ne vertete  une e meritoj kete cast e meritoj kete engjell ne krah ta kem. A do di une te kujdesem per te e te jem per te nje nene e mire. Kam  firke se mos e lendoj pa dashur mos deshirat sja plotesoj si duhet. Jap jeten per te dhe sot nese eshte e nevojshme por seshte vete kaq kam nje rruge te gjate perpara per tja treguar se cfare bej une per te e se do mundohem te bej maksimumin duke i kerkuar ndihme dhe zotit te me mesoj . Eshte nje engjell eshte nje krijese e bekuat dhe perball teje eshte e dorzuar e pret qe ti t drejtosh ne rrugen e duhur pa e lenduar pa e dhunuar vetem me dashuri dhe perkujdesje. Nuk i shikoj dot lot ne syt e tij nuk degjoj dot te qarat e tij se thell ne shpirt me dhemb. Dua bizeqeshje ti jap pa fund qe lotet ne gezim ti kthehen e mos kete frik nga e panjohura. Dua shume te me doje e te me kete si mbrojtjen e tij vendin ku ai te gjej paqen e qetesin shpirterore. A do ja dal dot per kete gje , se...

Bertiti dhunes

Image
Ne prehrin tend eshte ulur frika e ti e ke perqafuar me dorzimin tend. Ti je femer , ti je e brishte , ti je krijese qe ne jete te tjere  sjell , ti je nene , ti je ajo qe te duhet menget te perveshesh per cdo vuajtje te jetes. E pse valle mbi ty dhune te kete!! A thua diku ke gabuar apo me ty fati ka gabuar. Ti smundesh te mbrohesh e shpesh me veten i ndan dhumbjet. Gjumi nates ne frike te eshte kthyer. Ne mengjes uron te mos jesh me e te meshira  je dorezuar. Shikon gjate  dites trishtim ne syte e femijeve te tu, e kjo te ben te dobet ndaj cdo lufte qe shpirti do te bejm me kete realitet. Ti punon gjithe diten e leket ne hijen tende te zeze  i dorzon, me koke te ulur zgjat doren e cila me shenja dhune eshte mbuluar. Te lutem qesh , jepi force  vetes e shpeto nga kjo kjo hije e zeze qe me te jeton. Tregoju femijeve te tu se jeta eshte e bukur jasht atyre mureve e mjafton te hapesh deren per ta pare se sa shume djelli lumturise ndricon. Pse duhet te vuash kaq...

Nje kafe mes thinjash

Image
Sa shpejt vitet ikin e ne nuk dime ti vlersojme sic duhet. Megjithse shume degjojme per to e shume gjera vete i jetojme prap e kemi te pamundur ti vlersojme aq sa duhet. Ja miku im sot jemi ne kete kafene per te kujtuar historite tona te shumta ne rinin tone jo perfekte. Te dy ne do donim ti rriktheheshim jetes e moshes se buzeqeshjeve por sot kemi ne dore vetem ti kujtojme e ti vlersojme ato momente si ti jetojme dhe nje here. Ne kafenen e lagjes jemi, aty ku uleshim per te folur per dashurit tona aty ku kamarieri porosin e dinte e vinte me buzeqeshje drejt nesh. Tani kamarieri vjen pran nesh e doren mbi sup na vendos per te na pyetur per shendetin. Njerezit perreth habiten me humorin tone se eshte me i ri se ne ne moshe, me energjik gjithashtu. Te dy morem po te njejta porosi por duke i pire me ngadale e duke folur per dashurit e niperve tane. I qeshim paragjykimit te rinise se mendon ne rini qe do dinim ta kuptonim por ja qe sot na duket krejt qesharak e nuk puqen me menyren tone...

Ah sa bukur !!

Image
Ah sa bukur Sa bukur qenkan veshur pemet sot e nuk lodhekan duke mbajtur ritmin e flladit. Dielli qenka i ngrohte e po i jep drite cdo luleje ne fytyre. Ndjehem vertet mire sot e me duket sikur nuk po i rendoj kesaj toke me ecjen time. Por  bute po e prek qe mos me degjohen hapat se ku po shkoj. Degjoj kengen e zogjve e ndjej se dhe ato ndjehen po si une sot e lehtesuar nga cdo gje e shemtuar. Buzeqeshja qenka e pa kontolluar sot nga une ajo eshte pasqyre e shpirtit tim. Sot do doja te prekja perendimin e diellit dhe vendosa diku larg qytetit te zhurmshem te largohesha duke shijuar akoma dhe me shume tingujt e natyres. Ndalova diku mbi nje koder dhe u ula ne bar kemb kryq duke qendruar perball diellit e duke e pritur te vishej me vellon e perendimit. Qielli paska nje ngjyre shume te bukur e te jep deshiren qe te jesh ti reja e pare e bardhe ne te duke fluturuar. Te gjithe kemi nevoje per nje dite te tille qe ti largohemi perditshmeris e te qendrojme ne pritje te nje mrekullie qe...

Fillimi ne fund

Image
Fundi i historise  zgjon fillimin e saj e beson... Ne fund te historise tone krejt papritur fillova te mendoj per fillimin tone. Mjafton te mbyll syte e me shfaqet historia jone me nuancat e te tashmes. Ne u nisem te dy te sigurt drej kesaj histori per te qene gjithmone bashke. Mendonim se ishim vetem ne e cdo gje do behej sic ne e donim te dy bashke. Na dukej cdo rruge e hapur mjafton te kishim deshire per te ecur mbi te. Qeshnim te dy pa pishmane e shikoheshim ne sy duke ndjere siqeritet sa bukur ishte kur cdo lajm i vogel na bente te perqafoheshim e na sillte harmoni mes nesh. Te dy kishim dashur kohe me perpara per te qene bash e ti shtrengonim duart bashke e kurrr mos i leshonim. Nuk patem mbeshtetje nga askush por ne kishim njeri- tjetrin e kjo na bente te qendronim me afer e pa u trembur nga te tretet.                                                 ...

Mikesha jote heshtja

Image
Ti heshtjen ke ne krah e me te di te bisedosh shume mire. Une mes miqesish tuaj jam pak e tepert se shpesh nuk ju kuptoj e shume here  ju keqkuptoj. Ti me ke prezantuar me te qe ne fillim te njohjes tone por une me shpresen se nje dite prej miqesis saj do lodheshe ndejta me ty pa u lodhur kollaj. Dite shume kaluan e ajo po te pushtonte ne cdo gje e per mua gjithcka po behej me e veshtire e shpesh merte nuanca pamundesie. Ndaj vendosa disa hapa prej teje te largohesha se doja te tregoja se keshtu nuk mundesha me se nuk po dija ta mesoja gjuhen e heshtjes. Une vazhdova te largohesha cdo dite nga nje hap me shume e ti nuk bere ende asnje hap drejt meje. Diku vendosa te ndaloj per tu ulur pak e per te menduar se shume nga ty po largohesha e sa me shume rritej distanca nje ndjesi e cudicme mu zgjua, kuptova qe mundesha te pranoja dhe me heshtjen tende se kjo ishte me e thjesht se mungesa e pranise tende. Cdo njeri ka miqesi me nje ves te cilin ne nuk mund ta pranojme e ndoshta dhe m...

Mirupafshim...se di kur

Image
Thuam dicka dhe nese ajo gje do jete e shprehur varfer. Thuame  dicka per veten tende qe une te di se si sjelljen ta veproj. Ndjehem teper e vogel perball kesaj ndjenje. Cdo qelize  e imja eshte e mbuluar me konfuzion jo se nuk e di arsyen se pse ndjehem keshtu por nuk di zgjidhjen, gje qe ti se ke menduar kurre qe mes kesaj ndjenje nje zgjidhje do kete. Perseri u takuam e nuk patem kohe te silleshim si dy te huaj. Zemra nuk di me te aktroje  inferioritetin. U perqafuam sikur dje ishim bashke duke darkuar. Emocionet te dy dinim ti kalonim me buzeqeshje. Ditet ikin shume shpejt e ne na duhet perseri te themi mirupafshim pa e ditur se kur do shihemi perseri. Por dicka brenda nesh na thote se do takohemi kurdo qofte ajo dite e sado te zgjasi , per ne po te njejten vlere do kete. Te dy kemi gabuar por kjo nuk ka qene pengese per zemrat tona. Thuam dicka qe me vete ta kem per ditet qe do jetoj larg prezences tende. Shpesh me vjen falje te kerkoj megjithse ne krahet e tu...