Po ta kisha ditur…
Jam shumë larg jetës sime të mëparshme.
Ndjej mall për çdo detaj të vogël e të madh.
Nëse do ta dija se çfarë rruge më priste,ndoshta nuk do të kisha guxuar të ecja në atë drejtim.
Jam përpjekur shumë të mbijetoj nga sulmet e jetës.
Faleminderit, Zot.
Nëse do ta dija që një ditë do të përballesha me humbjen më të madhe, humbjen e vetvetes
Do kisha preferuar të qëndroja në errësirën e së shkuarës,aty ku jam rritur dhe kam jetuar deri pak vite më parë.
Do doja të të thosha se jam e thyer,dhe nuk di si t’i mbledh copat e shpirtit.
Shumë prej tyre janë humbur disa të tjera, pa dashje, i kam shkelur vetë.
Kam qenë e hutuar nga stuhitë e jetës.
Ndaj sot, të lutem: mos më gjyko nëse jam e ftohtë dhe e brishtë njëkohësisht.
Gjëja e fundit që do të bëja,do të ishte të të tregoja ty, nëna ime, si ndjehem vërtet.
Nëse të shoh ty të trishtuar, ai është shkatërrimi më i madh për mua.
Ndaj nuk flas.
Gjithmonë mundohem ta mbuloj vuajtjen me një çarçaf të bardhë, përballë teje.
Jam përpjekur të mbijetoj,edhe kur nuk e dija arsyen pse jetoja.
Ka momente që ndihem e dehur nga njerëzit që më mbysin me ligësi.
Kam frikë, o nënë.
Frikë nga zhgënjimi.
Ndaj zgjedh të rri larg shumë njerëzv sepse edhe ata që të duan, të lëndojnë.
Madje… më shumë.
Por unë nuk di më si ta hedh pas krahëve këtë peshë.
Dua të bëhem më mirë.
Dua të vrapoj në shiun e jetës pa u lagur.
Dua të kthehem në shtëpi…
Dhe ajo është përqafimi yt.
Vuajtjet paskan peshë të rëndë.
Ndonjëherë më marrin frymën.
Me lot në sy, nga Zoti kërkoj shpëtim.
Sot e kuptoj…
që jam me fat që jetoj.
Dhe buzëqeshja është mbrojtja ime më e mirë.
Ah… po ta kisha ditur, nëna ime… 💔
Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.
ReplyDeleteDr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.
Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com