Mikesha jote heshtja


Ti heshtjen ke ne krah e me te di te bisedosh shume mire. Une mes miqesish tuaj jam pak e tepert se shpesh nuk ju kuptoj e shume here  ju keqkuptoj. Ti me ke prezantuar me te qe ne fillim te njohjes tone por une me shpresen se nje dite prej miqesis saj do lodheshe ndejta me ty pa u lodhur kollaj.
Dite shume kaluan e ajo po te pushtonte ne cdo gje e per mua gjithcka po behej me e veshtire e shpesh merte nuanca pamundesie.
Ndaj vendosa disa hapa prej teje te largohesha se doja te tregoja se keshtu nuk mundesha me se nuk po dija ta mesoja gjuhen e heshtjes. Une vazhdova te largohesha cdo dite nga nje hap me shume e ti nuk bere ende asnje hap drejt meje. Diku vendosa te ndaloj per tu ulur pak e per te menduar se shume nga ty po largohesha e sa me shume rritej distanca nje ndjesi e cudicme mu zgjua, kuptova qe mundesha te pranoja dhe me heshtjen tende se kjo ishte me e thjesht se mungesa e pranise tende.
Cdo njeri ka miqesi me nje ves te cilin ne nuk mund ta pranojme e ndoshta dhe mund ta kemi te veshtire ta perballojme por dhe ju dhe une gjithashtu kemi miqesit tona te cilat per ne jane krejt normale por per personin e zemres tone jane  nje pengese per mirkuptim.
Disa gjera thjesht na duhet ti pranojme e me to te jetojme se jane si milingona te cilat nuk i duam neper kembe por jo mos jetoje  fare.

Mikja jote heshtja eshte pak e nderlikuar por me duhet me shume durim e perqendrim per ta kuptuar ate ne menyren e vet. Megjithate me duhet ndihma jote per te me cuar ne rrugen e duhur qe mos hasemi shpesh me keqkuptimin se ky po qe eshte nje armik per miqesin e zemrave tona.
Zgjedh me ty te degjoj veprimet e tua e jo fjalet e tua te pakta, se ato jane me te sinqerta e bindjen ma forcojne.
Te te pranoj ne menyren tende eshte te te ofroj ty akoma dhe me shume respekt per ate qe ti je.
Mbaje heshtjen mikesh por te lutem mendo se cdo shoqeri ka kufijte e vet ndaj edhe ti tregoj kufijte asaj.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer