Ndersa dita e sotme tha ...


E lehte nuk ka qene  aspak se ti thelle shpritin ma grricje me gjembat e pavendosjes tende. Na duheshe nje kohe e gjate te jetonim larg botes se njohur qe te dy te kuptonim se cfare donim vertete  te zgjidhnim se me cfare  ndjenje ta vishnim zemren ne te ardhme.
Muajt e pare  ishin te veshtire thuajse te pa mundur megjithse fjalet nga larg nuk mungonin. Me pas dukej sikur gjithshka do binte ne qetesin e rutines se jetes sepse ti preferove ti nderprisje fjalet.
Por cohesh nje dite krejt parpitur nga nje xhest teper i vogel me vjen ne mendimet e mija sikur te ishe aty dje.

Keto surpriza qe me ndodhin me kujtimet her her me prekin e me bejne  te mendoj se per ne nuk pati histori te bukur. Por ne disa raste te tjera me ben te mendoj se ti je historia me e bukur e imja megjithse nuk ishe gjithmone aty.
 Ti e di nuk me pelqejne  me sekretet se ato kane  lozur pak rende  me mua megjithse shpesh mundohesha te perktheja heshtjen por kjo nuk ishte aspak e thjeshte dhe shpesh beheshe e nderlikuar. Morem nje vendim te cilin ti e vendose gjithashtu dhe e aprovove ndersa une si degjuese e mire nuk pata mundesi te zgjedh e te pergjigjem. Jeta eshte shume e gjate e ajo shume gjera te rendesishme ka mbi supe. Por kjo nuk me jep me fuqi per te menduar se nje dite duke qene  e ulur ne nje karige e me pluhur mendimet te jene mbuluar  aty pikerisht aty do vi momenti i shume pritur. Keshtu thone teorit e shkruara nga njerezit qe kur nuk e pret e papritura ndodhet prane teje.
Mos ndoshta na duhet te luftojme  perseri qe te shume prituren ta sjellim me prane vetes ose ta zgjojme bindjen se kjo situat me nuk vlen. Te them te drejten nuk di ta shpjegoj kete siguri qe kam brenda vetes se nje dite une dhe ti do jemi te perqafuar. Nuk eshte kjo siguri as e ushqyer nga shpresa e as e imponuar nga ndjenja. Dicka ndoshta e quajtur e mbinatyrshme e ben te mundur ekzistencen e saj.
Me duhet pak kohe te pres ne eshte e vertete  apo nje mashtrim i bukur.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer