Bertiti dhunes


Ne prehrin tend eshte ulur frika e ti e ke perqafuar me dorzimin tend.
Ti je femer , ti je e brishte , ti je krijese qe ne jete te tjere  sjell , ti je nene , ti je ajo qe te duhet menget te perveshesh per cdo vuajtje te jetes. E pse valle mbi ty dhune te kete!! A thua diku ke gabuar apo me ty fati ka gabuar. Ti smundesh te mbrohesh e shpesh me veten i ndan dhumbjet. Gjumi nates ne frike te eshte kthyer. Ne mengjes uron te mos jesh me e te meshira  je dorezuar. Shikon gjate  dites trishtim ne syte e femijeve te tu, e kjo te ben te dobet ndaj cdo lufte qe shpirti do te bejm me kete realitet.
Ti punon gjithe diten e leket ne hijen tende te zeze  i dorzon, me koke te ulur zgjat doren e cila me shenja dhune eshte mbuluar. Te lutem qesh , jepi force  vetes e shpeto nga kjo kjo hije e zeze qe me te jeton. Tregoju femijeve te tu se jeta eshte e bukur jasht atyre mureve e mjafton te hapesh deren per ta pare se sa shume djelli lumturise ndricon. Pse duhet te vuash kaq shume kur ti je e pafajshme deri ne brishtesi.
Duaje veten se kjo do te japi guxim per tu mbrojtur ndaj cdo gjeje qe po jeton. Rruga per ne shtepi ty te duket teper e shkurter megjithse 1 ore ne kemb ti ecen por mendimet e shumta nuk dalin per nje ore rruge.

Kur shkallet e shtepise  ngjis aty asgje tjeter pervec se ca te pret ne shpi nuk mendon. Duar te dridhen kur tenton te hapesh deren. Pse mos shkosh dhe ti ne shpi e buzeqeshur qe punen e mbarove e me femijet do qendrosh e nje muhabet me bashkeshortin do e ndash.
Ti kudo thua se shtepia jote harmonin ka kapur e kjo fal prej hijes se zeze.
Sa endrra ke pasur kur e vogel ke qene  sa deshira te pa prekura e te pa para nga ty. Ku iku ajo vajza e vogel capkene qe zgjidhte cdo gje vete e guxim te madh per jeten e per gjerat qe ti vertet doje kishe. Ku humbi buzeqeshja jote qe nuk mungonte kurre ne  fytyren tende te bukur. Dashurove dhe ti si cdo femer krijove dhe ti familjen tende si cdo enderr  femre por me thuaj ku dreqin gabove qe asgje nga keto nuk shijove e nuk e di se kur do i shijosh. Jeta eshte e shkruar thone shume njerez, mos e beso mos jeto me kete shprehje se aspakt e vertet nuk eshte fatin e jetes tende e ke ti ne dore ta kapesh prej fyti e ta hedhesh sa me larg vetes duke kerkuar per nje fat tjeter qe te fal qetesi shpirterore.
Bertit bertit fort e mos ki frik nga asgje se keshtu do mundesh te dalesh nga ky sketerr. Mbroji femijet e tu, lufto per lumturin e tyre. Boll frika te ka penguar boll hija e zeze te ka dhunuar.
Jepma doren e ma shtrengo fort e te dyja bashke si dikur si dy lozonjare te luftojme per lumturin tende e dashur. Qeshi jetes se dhe ajo do te qeshi ty. Jepi denimin e merituar atij qe pati guximin e vazhdushem per te te dhunuar e kurre  nuk u ndal e nuk pati keqardhje per veprimet e tij te shumtuar.
Ti je femer e ke nevoje per mbeshtetje e dashuri ke nevoje per nje baba per femijet e tu. Fshije dhimbjen me lot gezimi e jepi vuajtjes fundin e merituar. Mos lejo askend te cenoj lumturin tende e te femijeve. Jepi helmin e merituar hijes tende duke e larguar pergjithmon nga jeta jote.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer