Nje bisede me engjellin
Me veten shume pyetje po ndertoj e njera prej tyre eshte ne vertete une e meritoj kete cast e meritoj kete engjell ne krah ta kem. A do di une te kujdesem per te e te jem per te nje nene e mire. Kam firke se mos e lendoj pa dashur mos deshirat sja plotesoj si duhet. Jap jeten per te dhe sot nese eshte e nevojshme por seshte vete kaq kam nje rruge te gjate perpara per tja treguar se cfare bej une per te e se do mundohem te bej maksimumin duke i kerkuar ndihme dhe zotit te me mesoj . Eshte nje engjell eshte nje krijese e bekuat dhe perball teje eshte e dorzuar e pret qe ti t drejtosh ne rrugen e duhur pa e lenduar pa e dhunuar vetem me dashuri dhe perkujdesje. Nuk i shikoj dot lot ne syt e tij nuk degjoj dot te qarat e tij se thell ne shpirt me dhemb. Dua bizeqeshje ti jap pa fund qe lotet ne gezim ti kthehen e mos kete frik nga e panjohura. Dua shume te me doje e te me kete si mbrojtjen e tij vendin ku ai te gjej paqen e qetesin shpirterore. A do ja dal dot per kete gje , se di por do perpiqem me cte mundem. Ai eshte nje engjell qe sa e shikoj zemren ma zbut e me ben te dorezohem plotesisht tek ai.
A do kete fat , a do kete shendet , a do jete i lumtur ne jete?! Oh sa pyetje me mundojne sa gjera do doja ti dija qe sot qe ai erdhi prene meje e po fle mbi kraharorin tim. Frymarja e tij eshte e qete e kjo me ben te ndjehem shume mire. Rahjet e zemres se tij ndjehen shume pak se zemra eshte ende e parritur mire por ashtu te vogla qe jane me duket sikur me shtojne jeten sa here qe i ndjej. A do jete i mbare e do jete bashkepunues me mua kur vitet te kalojne e jeta pak me e veshtire do i duket se ndihme do i duhet e une per kete gje do jem gjithmon prane tij. Ndoshta me ngjan mua ndoshta jo kjo pak tendesi ka mjafton te jete me shendet te plote. Ai erdhi sot si vizitori me i preferuar per mua e do jete pergjithmone aty me mua. Njerezit mezi presin ta njohin ndersa une mezi pres vetem per vete ta shijoj. Kam deshire gjate te rri me te e shume gjera nga jeta ime ti tregoj e ti them me te rendesishmen si ai erdhi nga nje dashuri shume e madhe , nje dashuri qe nuk u ndal kurre se dashuruari , nje dashuri qe ate do e ndihmoj te rritet me gjithcka qe i duhet.
Tani kemi nje rruge te gjate parpara per te mesuar une dhe ti. Do ja dalim me se mire sepse dhe babi do na ndihmoj se dhe ai eshte kembesori i kesaj rruge. Do jemi gjithmon te bashkuar se une me babin kete gje e kemi premtuar qe ti do kesh fatin te jetosh ne nje familje te bashkuar e me harmoni packa moshes tone qe nje dite sdo jete fort ne forme.
Ndjehem e lumtur ndjehem sikur parajsen te kem afer se ti engjelli im erdhe ne jete sot e na i bere jeten akoma dhe me te bukur. Keshtu shpresoj te jemi dhe ne per ty gjithmone qe te ta bejme jeten me te bukur ty.
Tani ti po fle i qete e ende nuk ke deshire te zgjohesh keshtu kam qene dhe une me nenen time, kudo qe ndjeja aromen e saj dorzohesha plotesisht e endrra te bukura shikoja. Asgje tjeter nuk ma zevendesoj ate arome por sot kam nje tjeter arome ajo eshte e babait tend e cila sa here e ndjej me ben te ndjehem e sigurt dhe e qete. Ai tani po vjen per tek ty e me emocione plot eshte ngarkuar se nje engjell do takoj. Sa te te preki e ne krah te te mbaj do e ndjesh dhe ti po te njejten siguri si une, se ai eshte mburoja jone.
Ti je femija im i pare e do ngelesh gjithmon emocioni im me i bukur qe sot une jam e dobet perball teje por te tre bashk ne jemi nje skuader e fuqishme per te kaluar cdo sfide te jetes.
Comments
Post a Comment