Posts

Nje enderr e vertete

Image
Dua te prek realitetin ti ofroj shoqeri e te me japi reflektim per te ardhmen. Me pelqen te shkoj shpesh mbi re e te fle ne to por dhe te kercej si lozonjare e vogel. Aty cdo gje eshte e bardhe  cdo njeri eshte i shoqeruar me lumturin. Nuk flet askush per problemin e as per vuajtjet. Te gjithe  aty preferojne  ti qeshin dhe hidherimit qe ti japin force  momentit kur shpirti dorzohet. Te gjithe kercejne  me njeri -tjetrin te gezuar dhe duken sikur njihen prej kohesh. Veshjet e tyre te shumengjyreshe  duken si nje lendin ne pranvere. Ndjej disa emocione kur vijne  drejt meje te cilat sdi ti shpjegoj nuk po di menyren per ti shprehur. E gjithe  vemendja e atyre qe me rrethojne  qenka vetem tek une. Po shikoj vertet gjera te bukura, por pa pritur shikoj disa krahe qe me kane kapur fort e po me japin ndjesi besimi. Kthej koken mbrapa e shikoj qe je ti duke qeshur e duke mos ditur te ndalosh. Afrohesh me ngadae l e me thua me ze te ulet se s...

Kapiteni dallgeve

Image
Brenda meje disa  copeza gezime te vogla pa emer jane  krijuar te cilat emocionet po me ngacmojne. Nisemi drejt nje rruge dhe shume gabojme ne te por ne fund kuptojme  se nuk kemi nevoje  per asgje vetem se perkujdesje. E mohojme  e shpesh e quajme  te pa domosdoshme por kur ke bere  disa kilometra ne jete e kupton se dicka teper normale e teper e thjesht  te mundon pikerisht ajo qe ti me ofron perkujdesje. Nje dite largohemi nga muret e shtepise  nga cdo kujdesje e prinderve tane  e veshtire  te mendojme  se ajo ndjesi  thelle nesh do na mungoje. Ndoshta jemi ndryshe ndoshta   mundohemi te jemi njesoj po c’rendesi kane  keto kur prane  teje ndjej aromen e lumturise  megjithse eshte akoma ne themel e pa ndertuar e pa perfunduar. Te ecesh ne jete nuk ke nevoje per kohe te gjate por per deshiren per ta bere  kete gje. Te duam dhe grimcen me te vogel qe na fal buzeqeshje nuk eshte gabim e as te ...

E shkuara nuk tremb

Image
Duaje te shkuaren tende se ti prej saj je sot. Duaje te shkuaren tende e mos guxo ti japesh fryme  mohimi se prap ajo po njesoj do mbetet brenda teje. Te duam e te pranojme  cdo dite qe kemi  jetuar na jep mundesin te bej me te miren per te ardhmen qe na pret. Shpesh njerezit tentojne  te fshehin dhimbjet e medha  ose humbjet e medha  qe kane  qene pjese  e se shkuares. Por dicka qe eshte jetuar nuk mund te fshihet me nje fjale  e as me nje vit. E ardhmja eshte surpriza qe jeton me ne, e  nuk duhet ti trembemi asaj por gjithashtu as ta krahasojme me te shkuaren e jetuar. Jo cdo dite eshte njesoj ndaj dhe njerzit ne ditet e jetes tone  nuk kan si te jene njesoj. Krahasimi nuk vlen se nuk mund te jetoje njekohesisht dhe ne te shkur dhe ne te ardhme. Nuk mund te kesh vemendjen e te gjithve kur ti vete  nuk i jep vemendje te gjithve. Po ashtu nuk mund te kesh vlersimin e merituar kur ti shume vlersime i ke anashkalur. Ske p...

Notat e jetes...

Image
Ti si tingulli i notes me te bukur ne pentagramin e shpirtit tim ngele gjithmone  melodi dritheruese. Cdo cast jete ka melodin e vete  por nje melodi pa tingullin e ndjenjes tone  nuk ka kuptim. Ne jemi historia e pa thene me fjal por e treguar me gjuhen e heshtjes. Askush sdo e besonte te verteten tone sepse ajo shpesh merr  pamje cmendurie e cila pelqehet nga kushdo. Me pelqen te rri zgjuar me ty sepse zemra nderkoh e qete  po fle. Ti e di qe cdo gje e jotja mua thjesht me pelqen se tashme pjese e jetes me jane  bere  e pa to se di si eshte harmonia jetes. Cdo here qe me perqafon me zgjon emocione si te jete  hera e pare. Ne te dy e dime se si eshte e shkruar per ne prandaj shpesh jetojme ne distance. Jeta me duket teper e shkurter kur jam prane  teje sa qe dhe sekondin dua ta shijoj me ty pa me ikur nga duart. Kur ne ftojme  distancen ne mes cdo dite e me shume me duket jeta e gjate dhe shume e komplikuar ne cdo aspekt. Nuk di ...

Kjo situate si e perjeteshme , krejt normale

Image
Sapo filloj stuhia e veshtiresive e me duhet te hap pikerisht cadren e kujtimeve me ty qe te me mbrojne nga cdo gje e pakendeshme qe mund te ndodh. Merzitja qe po me afrohej prane  zemres ishte si nje ushtri e pamposhteshme. Me duhet ta fitoj dhe kete beteje duke veshur shpresen si mburoje per mos humbur shume momete buzeqeshje e per mos e kthyer ndjenjen ne hi. Ndoshta me mjafton nje dite gezimi per te vazhduar edhe per disa kohe perpara pa u takuar me trishtimin. Ashtu sic rritemi ne po ashtu rritet dhe ndjenja jone  qe ka lindur ne te shkuaren e qe ende qendron me bindje ne zemer. Erdhi pikerisht mosha per te mbuluar ndjenjen me pelerinen e sekretit qe mos duket nga zemrat e tjera se ato mund te stepen dhe sdo kene  deshir  per te krijuar miqesi me zemren time. E di , e ndjej qe kjo ndjenj  ka marre  rrugen e nje kujtimi te bukur. Se keshtu do zemra ta quaj duke perdorur pak naivitetin e saj. Do vi nje dite ku dhe fjalet do kene mbaruar dhe do me...

Babai biznesit

Image
Me duhet te jem  e kujdesshme per ndjenjat e futura ne xhepin e sinqeritetit  sepse ti dhe kete shkrim do e lexosh me shume kujdes qe merr forme kritike shpesh here. Nuk do lodhesha asnjehere te tregoja per ty megjithese shume gjera ende si di per jeten qe ke lene pas. Kushdo qe ndodhet prane teje e ti i ofron shoqeri ata pas shume kohesh kuptojne se ti i ke mesuar, se si jeten e punes te nisin e se si ata duhet te mundohen cdo dite per te kapur maksimumin e tyre. Cdo i panjohur per ty ne momentin e pershendetjes kthehet ne i njohur persa i perket punes, se ti gjithmone ke nje pergjigje per cdo profesion dhe mendoj se ky eshte celesi i suksesit tend. Gje qe ti e ke ndertuar e arritur vete. Kur kerkoj mendim tek ty jam e bindur qe gjeje  pergjigjen e duhur por ti kete nuk e di se si ndjehem une e se sa e vemendeshme jam kur ti dicka deshiron te me tregosh, qofte ajo dhe nje histori krejt normale. Jam e bindur se kushdo te shikon si nje shembull i veshtire  per tu...

Duhet ta pranosh

Image
Jepi ndjenjes tende nuanca ekzistence e drejtoje ate nga dera e te pranuarit. Boll frymen po ja mere me mohimin tend, ajo nevoje  ka te jetoje  e lire si une e ti. I druhesh frikes si nje peshk nga peshkatari. Por jo gjithmone ndodh keshtu. Te justifikova me vete se vitin e pare ishte prove  per ty e po mundoheshe qe ndjenja ti rrinte mire zemres si nje pale  kepuce  qe te shtrengojne ditet e para. Por vitet po kalonin dhe kontrolli mu largua akoma dhe me shume nga duart e mija. Cdo gje veshtirsohej sepse fillimi nuk kishte qene ne rrugen e te shprehurit te gjerave qe ekzistojne brenda nesh. Se mendoja se do i trembeshe aq shume dashurise  e ta shikoje ate si dicka qe do te verbonte e larg nga realiteti do te debonte. As une sdo ta lejoja kete gje te ndodhte se me pelqen te jetoj ne realitet dhe te jem spektatore e rreshtit te pare per cdo shfaqje  te jetes. Ti shume rralle  friken e zgjoje ne jete por ne dashuri ti e le roje ne zemren tende....