Duhet ta pranosh
Jepi ndjenjes tende nuanca ekzistence e drejtoje ate nga dera e te pranuarit. Boll frymen po ja mere me mohimin tend, ajo nevoje ka te jetoje e lire si une e ti. I druhesh frikes si nje peshk nga peshkatari. Por jo gjithmone ndodh keshtu.
Te justifikova me vete se vitin e pare ishte prove per ty e po mundoheshe qe ndjenja ti rrinte mire zemres si nje pale kepuce qe te shtrengojne ditet e para. Por vitet po kalonin dhe kontrolli mu largua akoma dhe me shume nga duart e mija. Cdo gje veshtirsohej sepse fillimi nuk kishte qene ne rrugen e te shprehurit te gjerave qe ekzistojne brenda nesh. Se mendoja se do i trembeshe aq shume dashurise e ta shikoje ate si dicka qe do te verbonte e larg nga realiteti do te debonte. As une sdo ta lejoja kete gje te ndodhte se me pelqen te jetoj ne realitet dhe te jem spektatore e rreshtit te pare per cdo shfaqje te jetes. Ti shume rralle friken e zgjoje ne jete por ne dashuri ti e le roje ne zemren tende.
Jo jo nuk mundem dot me ta pranoj kete gje kam nevoj nga ty ta degjoj se cfar po ndodh tani ne zemren tende, cfare shpirti jot do te beje me mysafiren e turpeshme ndjenje. Une gjithmone duart shtrengoja para se ty dicka per ndjenjen te tregoja sepse emocionet ishin si nje termet i madh qe me trondiste shpirtin. Por asnjeher nuk nguroja te flisja per to dhe pse ti vetem luaje rolin e degjuesit.
Tani eshte rralla jote te me thuash se si ndjehesh nga kjo ndjenje qe vuan nga fshehtesia qe ti i jep. Nuk mendon se ajo ka nevoje te jete pjese e fjaleve dhe e bisedave tona. Ta siguroj do ndjehesh me mire kur ti te pranosh ate cfare shpirti jot do e mos mendosh se me pas cfare do ndodhi. Mos ki frike nga kjo e vertet brenda teje. Duaj mendimet dhe ndjenjat e tua se ato i japin ngjyra jetes.
Comments
Post a Comment