Posts

Krejt e papërgatitur ndaj largimit.

Image
 U rrëzova dhe shpirtin vrava fort. Por në fakt askujt nuk ja tregova. Flisja për forcën dhe qëndrimin në këmbë por mbi shpatulla shumë re stuhie mbaja. Më rëndonin, frymë nuk më linin të merrja, por fryme gjeja sa për të mbijetuar. Sytë e mi ishin të trembur ndaj nuk doja që njerëzit e mi të zemrës ti shihja në sy. Larg shumë larg isha nga të dashurit e mi, nuk dija si ta tregoja gjendjen time mes miqve. Nuk dua të jap shfaqje dobësie e as vetmie tek ata që më rrethojnë . Jeta shpesh herë të jep sprova që duhet ti përmallësh vetëm. Por vjen një ditë e një moment që shpirti është duke plasur nga pesha e madhe e trishtimit , shpirti thërret e çirret dhe gjithë qënja jote tronditet. Ndaj sot pikërisht sot në ditën tënde dua te flas, dua fytyrën e mërzisë ta çjerr me thonjtë e shpresës. Kam frikë, po po kam shumë frikë. Por çdo njeri mbart ne vete frikërat e tij. Pse mos të flasim për frikën e panjohur, për atë frikë që nuk e dimë nga vjen dhe se si akumulohet brenda nesh si një shkëm...
Image
Dua vertet te te harroj Nga mendja e zemres te largoj Shpirti i dashurisë mos te kerkoj Aromen e mengjesit,e darkes sdua ta ndjej Kjo nuk eshte e verteta qe po tregoj Por shume vite te brishta po kaloj Kujtimet  e bukura, te trishta cdo nate mendoj ti djeg , hi ti bej qe me nje frym ti largoj Puthjet e mengjesit te panumerta mungojne Dite te mbushura me heshtje s'dua ti kujtoj Larg teje shume larg teje une jetoj Ti tek une s'do vije dhe sikur ta kerkoj Kjo nuk eshte e verteta qe po tregoj Por shume vite te brishta po kaloj Kujtimet  e bukura, te trishta cdo nate mendoj ti djeg , hi ti bej qe me nje frym ti largoj

Ti je po ai...

Image

Rritemi , cdo dite e me shume mundohemi te justifikojme te shkuaren tone. Por cdo fjale eshte e kote se  e shkuara nuk kthehet me perballe nesh. S'me ka pyetur njeri se cfare vertet do doja te ndryshoja ne jeten time apo nese verte brenda vetes kam mungesa ne shpirt. Dicka me mundon por nuk me ka ndalur kurr ta enderroj ndryshe. Se kjo me jep force qe perball njerezve te afert te dukem e plotesuar nderkohe qe  ti  je mungesa me e madhe qe kam. 
Disa gjera nuk shpjegohen megjithse shume zemren ma kane lenduar. Ndoshta nje dite vetes do ja tregoje se cfare enderroja kur isha nje femije i vogel e deri sot ajo enderr nuk ka ndryshuar. Jo cdo gje mund ta kemi ne jete, ndaj une e pranoj kete gje. Shpirti therret por askush se degjon, zemra e kerkon por askush se kupton.
 E ardhmja eshte nje surprize per te gjithe ne, kjo me ben te shpresoj ne realizimin e endrrave te mia te cilat me kane shoqeruar cdo dite te jetes. Nuk me ngjall zili kjo gje kur e shikoj diku tjeter te r...

Ske zemer

Image


Me lotë në sy po te urrej e zotit me zë te lart po i lutem qe nga ty mos i kthej me syte. 
Kam shume inate te mbledhura bashkë e ato frymën po ja marin shpirtit tim. Të doja dhe pse ti shpesh më largoje nga vetja. Në heshtje ti më ke braktisur. E kur vjen përsëri me thua se nuk doje te largoheshe. 
Ska degë më në zemëren  time që të mbështes besimin, ato të  gjitha janë kalbur. Gjethet e durimit janë tharë e ato vetë une po i shkel për ti lën nga pas. A thua ndoshta një ditë dhe unë do veproj si ty me dike tjeter. Por kjo nuk i perket drejtesisë qe mua me karakterizon. S'do mundem ndjesi braktisje askujt ti shkaktoj. Se vete nga kjo gje shume kam vuajtur megjithse dhe shume të kam falur. Por tani gjithcka u konsumua e une e dorzuar ndjehem shpirterisht dhe moralisht. 
Ti mua sdo ma falje nese une si ty do veproja ashtu si nuk vlersove nje here faljen time ndaj teje. 
 Gjithshka harrohet nëse vërtet duam ta bejmë , kur vitet kalojnë me buzeqeshje i kujtojmë vuajtjet e te...

Dashuri e zgjuar


Image

Vitet kalojne e ti cdo dite qe rritesh kupton se si karakteri  yt  formohet , e  sa thelle i ka te vendosura themellet tek ty. E shikon boten me kendveshtrimin  tend , e veshtire dikush te ta ndryshoj mendimin.
Vjen shume shpejt mosha per te vendosur per te nesermen pa qene perdore me prinderit.  Ndjehesh i rritur,  por jo plotesisht , gjithmon do duash nje mendim nga familja , dje keto mendime mbanin emrin keshilla.
Mbasi ndjen se fjala jote ka peshe ne tryezen e shtepise,  ku je rritur,  kupton se me familjaret mund te pleqerosh cdo situat te jetes.
Nje deshire e brendshme te linde  gradualisht ,  ajo  qe ti duhet te kujdesesh per Duket shume i shkurter si cikel jete por ka shume kuptim dhe vlera.
Papritur nje dite kupton se shume gjera qe ti ne karakterin tend si fal , i ke falur. Disa pamje qe ke menduar se i ke pare me kendveshtrimin tend nuk kane  qene syte e tu , por syte e nenes tende e cila me shpirtin e saj te bu...

Aroma dhimbjes

Image
Me perqafo fort mbas vetes. Mi deperto te gjitha mendimet e pakendshme se ato po te helmojne shpirtin. Folme , thuam dicka ne lidhje me cfare te ben te buzeqeshesh. Jam ketu pran teje por me syte e zemres shikoj shume distanc te pakuptimte.  
Mos vall ndjenja jote e mbytur ne detin e heshtjes me ben te ndjehem e huaj here pas here. Dua te te ndihmoj megjithse ne duar nuk kam zgjidhje . 
Dhimbja jote ka shume force aq sa une lotet spo di ti urdheroj. Te kuptoj me beso , se me zerin e siqeritetit po te flas.
Bertit , perplas kembet ne dysheme , shaj , qaj , por mos harro ti thuash vetes se dhimbjet per njerzit jane krijuar ndaj ne duhet te perpiqemi ti pranojme pa shkaterruar dicka tjeter qe mund te jete e rendesishme per te ardhmen. 
Kur te afrohet nata mbyll syt e qendro ne nje ambjent pa zhurma qe te te terheqin mendjen. Bej pak durim sepse befas brenda teje do ndjesh dicka qe do te japi qetesi te plot e nga kjo do kuptosh se as dhimbja nuk do te te shikoj te dorezuar. 
Te hum...

Edhe njehere 


Image
Dua te shikoj ne syte e tu ate boten e mbushur plot me shprese. Te qendroj perball teje me emocionet e takimit te pare. Te degjoj me vemendje dhe pse me mendje shume gjera njekohesisht do mendoj. Por ti mos u merzit , mos dysho se ato me sjellin me prane teje e me zhveshin nga ndrojtja e te panjohures. 
Kam deshire te fle me endrra se si do jete puthja jone e pare. Te them ndonjehere nuk eshte e vertet por te te them gjithmon eshte ajo cfare po jetoj qe une mendjen tek ty e kam. 
Vitet kalojne e akoma me shume kuptoj se sa e komplikuar ndoshta e pa mundur eshte te jetosh ne krahet e nje dashurie te cmendur por te bukur. Librin tone po lexoj e shpesh me lind deshira ndryshe ta perfundoj , peripecit ti largoj e nuanca gezimi ti nderthur dhe aty ku trishtim ka. Thua eshte e mundur edhe nje here te fle me aromen e trupit tend e me te , te zgjohem. Mbulome me paqe ashtu sic ti di ta besh mesemiri. Largome nga frika se nje dite do te largohesh ne heshtje. 
Mundesh te me shtrengosh fort...