E ulur ne stolin e mendimeve
Ka ditë kur mendimet nuk janë vetëm fjalë që vijnë e ikin… janë ndjesi që ulen përkrah nesh, si kujtime që kërkojnë të dëgjohen. Në një nga ato çaste, u ula në stolin tim të mendimeve dhe ndjeva si gjithçka brenda meje fliste pa zë…
⸻
E ulur në stolin e mendimeve,
po bie një shi tepër i lehtë, e ndjej aromën e kujtimeve — ato po zgjohen.
“Mirë se vjen, zemër,” – u thotë dikush brenda meje.
Duart, nga sikleti, po shtrëngojnë njëra-tjetrën.
Nuk dua të çohem, por as nuk dua të dëgjoj zërat në kokë.
Shumë njerëz po më kalojnë pranë, por askush nuk ka pelerinën e mbështetjes.
Askush nuk ka shpirtin e mbrojtës, as shikimin e sinqertë.
S’di ku të shkoj.
Jam tepër e turbulluar nga maskat që zvarriten drejt një zemre të brishtë,
e ato përpiqen ta çjerrin me mashtrime,
derisa e plagosin aty ku s’ka shërim.
Por pamja përballë meje nuk më pëlqen, dhe frika më ka mbërthyer.
Lotët, që janë të mbushur me sinqeritet, kanë frikë të dalin,
sepse njerëzit e maskuar do tallen me ta.
Ndaj zgjedh të qaj brenda vetes sime —
ai është vendi më i sigurt dhe më i sinqertë që njoh.
Por zemra po përmbytet,
dhe ka pasur momente kur kam zgjatur dorën diku,
me shpresë se mos thyhem.
Por ende jam e ulur në stolin e mendimeve,
dhe nuk e di se kur do ta braktis.
Asgjë nuk harrohet, asgjë nuk fshihet nga shpirti.
Vetëm rrinë ulur në këtë stol,
dhe ti zgjedh të rrish apo jo me to.
Çdokush ka nevojë të zbulojë nga pluhurat e së shkuarës,
për të vlerësuar të ardhmen,
dhe për të shtyrë fort larg vetes maskat e shumta.
Po pres, e po qëndroj akoma në stolin e mendimeve,
derisa dora e ngrohtë e dikujt të më ndihmojë të çohem prej tij,
me respektin më të madh për të gjitha kujtimet e mia — sido që të jenë.
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
ReplyDeletePër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.