Përsëri ti


 Tingujt e kitarës më sjellin pranë teje, megjithëse nuk të shoh e as nuk të prek. Përsëri dëshiroj të luaj në kitarën tënde. Mendova se këta tinguj nuk do kishin kaq shumë fuqi sa të më sillnin aromën tënde nëpër dhomë.


Shpesh marr makinën, dhe e pavetëdijshmja më çon në vendet ku u pamë për herë të fundit. Çdo moment më shfaqet si një film që nuk do lodhesha kurrë duke e riparë.


E rindërtova jetën time përsëri, sepse duhej të pranoja që ti nuk do ishe më pjesë e saj, pavarësisht dëshirës sime të çmendur.


Ndjenja ime e tërbuar për ty është e vështirë për t’u përmbajtur, por më duhet ta bëj. Një bisedë të gjatë bëra me veten, me shpresën se do ta bindja për të pamundurën dashuri.


Mëngjesi është i përballueshëm, me disa stuhi të vogla të krijuara nga lotët e mi—por të mundshme për t’u fshehur nga audienca.


Mbrëmja, një vullkan shkatërrues, shkrin çdo themel që mundohem të ndërtoj për një të ardhme pa ty. Errësira, bashkë me vetminë, kur kapen dorë për dore, shpirtin ma helmojnë.

E pafuqishme jam përballë tyre.


Ah, sa shumë lutem, e lutem, e lutem që gjërat të kishin qenë ndryshe për ne të dy, megjithëse kanë kaluar shumë vite.


Ajo dhimbje që të ka vrarë dikur, të vret po njësoj edhe sot.

Veç për një çast do të doja të të kisha përsëri përballë, se kam nevojë të të them sa e vështirë është—megithëse ti ishe mëkatari i dashurisë.


E di… asnjëherë nuk do të mësoj nga kjo, e përsëri do bëj të njëjtin gabim, duke të mbajtur ende brenda vetes sime.

Comments

  1. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen gjyqësore fituese.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,

    HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer