Posts

Showing posts from 2025

E ulur ne stolin e mendimeve

  Ka ditë kur mendimet nuk janë vetëm fjalë që vijnë e ikin… janë ndjesi që ulen përkrah nesh, si kujtime që kërkojnë të dëgjohen. Në një nga ato çaste, u ula në stolin tim të mendimeve dhe ndjeva si gjithçka brenda meje fliste pa zë… ⸻ E ulur në stolin e mendimeve, po bie një shi tepër i lehtë, e ndjej aromën e kujtimeve — ato po zgjohen. “Mirë se vjen, zemër,” – u thotë dikush brenda meje. Duart, nga sikleti, po shtrëngojnë njëra-tjetrën. Nuk dua të çohem, por as nuk dua të dëgjoj zërat në kokë. Shumë njerëz po më kalojnë pranë, por askush nuk ka pelerinën e mbështetjes. Askush nuk ka shpirtin e mbrojtës, as shikimin e sinqertë. S’di ku të shkoj. Jam tepër e turbulluar nga maskat që zvarriten drejt një zemre të brishtë, e ato përpiqen ta çjerrin me mashtrime, derisa e plagosin aty ku s’ka shërim. Nuk e di ende kur është koha e duhur për t’u çuar nga stoli. Por pamja përballë meje nuk më pëlqen, dhe frika më ka mbërthyer. Lotët, që janë të mbushur me sinqeritet, kanë frikë të dali...

Përsëri ti

Image
  Tingujt e kitarës më sjellin pranë teje, megjithëse nuk të shoh e as nuk të prek. Përsëri dëshiroj të luaj në kitarën tënde. Mendova se këta tinguj nuk do kishin kaq shumë fuqi sa të më sillnin aromën tënde nëpër dhomë. Shpesh marr makinën, dhe e pavetëdijshmja më çon në vendet ku u pamë për herë të fundit. Çdo moment më shfaqet si një film që nuk do lodhesha kurrë duke e riparë. E rindërtova jetën time përsëri, sepse duhej të pranoja që ti nuk do ishe më pjesë e saj, pavarësisht dëshirës sime të çmendur. Ndjenja ime e tërbuar për ty është e vështirë për t’u përmbajtur, por më duhet ta bëj. Një bisedë të gjatë bëra me veten, me shpresën se do ta bindja për të pamundurën dashuri. Mëngjesi është i përballueshëm, me disa stuhi të vogla të krijuara nga lotët e mi—por të mundshme për t’u fshehur nga audienca. Mbrëmja, një vullkan shkatërrues, shkrin çdo themel që mundohem të ndërtoj për një të ardhme pa ty. Errësira, bashkë me vetminë, kur kapen dorë për dore, shpirtin ma helmojnë. E ...