Pa titull

Jam mes nje deti  te cilin prej shume vitesh e shikoja te qete e te shendriteshem se dielli i lumturise mbi te reflekton.
Mbi nje varke  mendimesh lundroja e cdo dite e me shume me dukej sikur prane  teje afrohesha .  Velat e respektit kisha hapur qe ti nga largesia ta shikoje se sa une ty te vlersoja. Nata po binte e detit po i zbehej ngjyra e qetesise. Shikoja erresire e kjo ma largonte shpresen se nje dite me ty do takohesha , e per shume gjera me buzeqeshje do flisnim. Shpesh velat e varkes turpi i mbulonte kur mendonte se distanca mes teje zvogelohej. Nata po qendronte me shume sec duhej mbi detin e takimit tone. E kjo gje me zgjoj deshiren , nje leter per ty te shkruaja .Ta nisja me nje pellumb paqeje qe fjalet e shkruara te shkonin para meje tek ty.

Keshtu veprova ti letren time ne duar more . Por une nuk e mora vesh kurre se si ty ajo leter te beri te ndjehesha. Ndoshta nuk dita ta tregoja cdo ndjenje per ty se nje  leter ndoshta nuk mjaftonte . Ajo leter gjate  rruges se gjate  prej 3 ditesh mund ta kishte humbur aromen e vlersimit dhe respektit. Se di , e gjithmone  sdo ta di se cfare impakti ti pate me ate leter te shkruar me bojen e sinqeritetit te shpirtit.
Kaluan ditet e une cdo ore e me shume e shtyja varken qe te afrohesha tek ty , deti u trazua takimi jone po veshtiresohej. Nuk po mundesha me ne vark te lundroja e qete. Rrugen per tek ty po e humbisja e ndjeja. Nje dallge shume e madhe theu varken e endrave te mija pergjysem. Varka u shkaterrua e takimi me ty u mbyt bashke me varken duke shkuar ne fund te nje deti te qete. Pata frik e zemra me rrihte shume fort.
Ende se besoj dot se si ne te dy nuk u takuam dot kurre . Si  nuk te perqafova dot mbas vetes e lumtur se ti nje dite pjese e jetes time mund te beheshe. Ndjehem me fat qe te njoha ty dhe pse ne distance.
Sot te kujtoj me respekt e lutem qe ne enderr te takova. E keshtu ndodhi une dhe ti takimin tone te pare ne enderr e realizuam.
Te falenderoj qe deshiren ma plotesove per tu takuar megjithse ne funde te detit te qete jeton tani.

Comments

Popular posts from this blog

Te te dua me logjike apo me dashuri ?

Ske zemer