E ulur ne stolin e mendimeve
Ka ditë kur mendimet nuk janë vetëm fjalë që vijnë e ikin… janë ndjesi që ulen përkrah nesh, si kujtime që kërkojnë të dëgjohen. Në një nga ato çaste, u ula në stolin tim të mendimeve dhe ndjeva si gjithçka brenda meje fliste pa zë… ⸻ E ulur në stolin e mendimeve, po bie një shi tepër i lehtë, e ndjej aromën e kujtimeve — ato po zgjohen. “Mirë se vjen, zemër,” – u thotë dikush brenda meje. Duart, nga sikleti, po shtrëngojnë njëra-tjetrën. Nuk dua të çohem, por as nuk dua të dëgjoj zërat në kokë. Shumë njerëz po më kalojnë pranë, por askush nuk ka pelerinën e mbështetjes. Askush nuk ka shpirtin e mbrojtës, as shikimin e sinqertë. S’di ku të shkoj. Jam tepër e turbulluar nga maskat që zvarriten drejt një zemre të brishtë, e ato përpiqen ta çjerrin me mashtrime, derisa e plagosin aty ku s’ka shërim. Nuk e di ende kur është koha e duhur për t’u çuar nga stoli. Por pamja përballë meje nuk më pëlqen, dhe frika më ka mbërthyer. Lotët, që janë të mbushur me sinqeritet, kanë frikë të dali...