Posts

Showing posts from 2023

Krejt e papërgatitur ndaj largimit.

Image
 U rrëzova dhe shpirtin vrava fort. Por në fakt askujt nuk ja tregova. Flisja për forcën dhe qëndrimin në këmbë por mbi shpatulla shumë re stuhie mbaja. Më rëndonin, frymë nuk më linin të merrja, por fryme gjeja sa për të mbijetuar. Sytë e mi ishin të trembur ndaj nuk doja që njerëzit e mi të zemrës ti shihja në sy. Larg shumë larg isha nga të dashurit e mi, nuk dija si ta tregoja gjendjen time mes miqve. Nuk dua të jap shfaqje dobësie e as vetmie tek ata që më rrethojnë . Jeta shpesh herë të jep sprova që duhet ti përmallësh vetëm. Por vjen një ditë e një moment që shpirti është duke plasur nga pesha e madhe e trishtimit , shpirti thërret e çirret dhe gjithë qënja jote tronditet. Ndaj sot pikërisht sot në ditën tënde dua te flas, dua fytyrën e mërzisë ta çjerr me thonjtë e shpresës. Kam frikë, po po kam shumë frikë. Por çdo njeri mbart ne vete frikërat e tij. Pse mos të flasim për frikën e panjohur, për atë frikë që nuk e dimë nga vjen dhe se si akumulohet brenda nesh si një shkëm...