Te lash te shkosh
Po te le te shkosh dhe pse ti ke kohe qe je largur , perseri une te them te shkosh. Dyert e zemres po i le hapur e kur nata te kete rene ti largohu ne maje te gishtave qe nga gjumi te mos me zgjosh. Zgjimi i mengjesit nuk do jete aq i kendshem por te pakten nuk do shikoj me turbull nga e ardhmja. Gjithcka do normalizohet ndoshta jo ne menyren e duhur por fuqite kane shteruar nga pritja e pa caktuar. Cdo detaj i dites do jete ne vendin e vete vetem zemra ime nuk do jete ashtu sic ka qendruar prej vitesh. Ajo do peshoj me pak , do marr fryme me lirshem , por do kete boshllek te perjetshem ne brendesi. Do qeshi si gjithmon do doje si gjithmon por nuk do dashuroj dot me. E vetme ne kete histori nuk do jem ky eshte ngushellimi me i sinqert qe mund te them. Jeta vazhdon se ne te ka shume gjera te tjera te cilat ta bejne diten e bukur megjithse shpirti nuk do i buzeqeshi atyre. Shpesh me vete thoja se te luftosh per dicka te drejt per dicka qe nuk lendon njeri , nje dite e arrin...